Qyteti i Pejës tashmë është i njohur historikisht për prodhimin e shumë produkteve ushqimore, duke u bërë kështu model unik në prezentimin e tyre.
Është kompania “Buquku”, e cila tashmë me produktet e saj të shumëllojshme të prodhuara nga mishi, po tregon se nuk është rastësisht në tregun vendor.
Duke ndjekur traditën e të parëve, duke zhvilluar zanatin deri në nivele moderne e post – moderne, kompania “Buquku” është shëndrruar në lider vendor e rajonal, shkruan 04 Online.
Janë mishi në të gjitha kategoritë e tij, sugjuku me përbërje të plotë nga mishi, i cilësuar dhe i vlerësuar i kategorisë së parë, ndryshe nga të gjitha llojet aktuale të prezantuara në tregun vendor.
Enver Buquku, pronari i kompanisë numër një në Kosovë për të gjitha produktet e mishit, duke besuar në rrugëtimin e të parëve, ka gërshetuar tradicionalen e modernen, për të krijuar një emër të vetëm, të sigurt e të papërsëritshëm.
Sot kompania “Buquku” ka në posedim fabrikën e re e cila i plotëson standardet evropiane, dhe të gjitha produktet e saj janë të certifikuara me ISO, Hallall dhe HACCAP, të gjitha këto certifikata të cilat garantojnë respektimin e standardeve adekuate për përpunimin e mishit.
Qyteti i Pejës, Deçanit, Gjakovës, Istogut e Klinës më nuk zgjedhin asnjë produkt prej mishit, përveç nga kompania numër një në Kosovë, “Buquku”.
Specialitet i kësaj kompanie është sugjuku, në përbërje të pastër të mishit, pastërtisë në nivel tejet të lartë, shije të pakrahasuar e provuar më parë, e jo vetëm.
Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni, kompania “Buquku”, është përkrahur nga Ministria e Bujqësisë pranë Republikës së Kosovës me grant prej 200 mijë eurove, dhe Komisioni Evropian në vlerë 336 mijë eurove, duke mundësuar kështu ndërtimin e fabrikës më moderne në Kosovë e në rajon.
Së shpejti kompania “Buquku” qytetarëve të Kosovës në përgjithësi do t’ua sjell në çdo shtëpi sugjukun më të mirë në Kosovë, dhe produktet tjera të përbëra prej mishit.
“Buquku”, nuk është rastësisht në tregun kosovar, prandaj nuk do të zhgënjeheni me produktet e saj. Kuzhina e juaj do të jetë më e pasuruar se herave të tjera, këtë e mundëson vetëm kompania “Buquku”.
/04online.info/