Kryesore

Komisioni Shtetëror: Demarkacioni nuk e ndryshon Flamurin e Kosovës

11.08.2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komisioni Shtetëror: Demarkacioni nuk e ndryshon Flamurin e Kosovës

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një kumtese, thotë se demanton plotësisht, siç e ka quajtur, të pavërtetën e radhës, të publikuar nga deputeti Shpejtim Bulliqi, sipas të cilit, “demarkacioni aktual ndryshon hartën e Kosovës në Flamurin shtetëror”.

Kumtesa thotë se Komisioni me përgjegjësi të plotë thekson se ky është deklarim i pavërtetë, jo profesional, me harta të vizatuara sipas qejfit dhe i pabazuar në asnjë hartë valide, dokument ligjor dhe me realitetin në terren.

Kjo është kumtesa e plotë për media:

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror demanton plotësisht të pavërtetën e radhës të publikuar nga z. Shpejtim Bulliqi, sipas të cilit, “demarkacioni aktual ndryshon hartën e Kosovës në Flamurin shtetëror”.

Komisioni me përgjegjësi të plotë thekson se ky është deklarim i pavërtetë, jo profesional, me harta të vizatuara sipas qejfit dhe i pabazuar në asnjë hartë valide, dokument ligjor dhe me realitetin në terren.

E vërteta është krejtësisht e kundërta e asaj që ka thënë z. Bulliqi.

Sipas të gjitha dokumenteve zyrtare, akteve juridike, hartave kredibile, matjeve në terren, harta në Flamurin e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë, 100%, me shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i cili është propozuar për miratim në Kuvend.

Në fakt, në rast se procesi do të bëhej sipas kërkesave të z. Bulliqi dhe bartësve të kauzës politike rreth kësaj çështje, harta do të duhej të ndryshohej.

Sipas procesit të shënimit të kufirit të bërë me përgjegjësi të plotë kushtetuese, ligjore dhe profesionale nga Komisioni Shtetëror, Komuna e Pejës do t’i ketë si gjithnjë 603 kilometra katrorë andaj dhe paraqitja në hartën e Flamurit do të jetë plotësisht e njëjtë siç është sot.

Ndërkaq, sipas pretendimeve politike dhe joprofesionale të Bulliqit, Komunës së Pejës duhet t’i shtohen edhe mbi 8000 hektarë që do ta ndryshonte ndjeshëm edhe hartën që sot ndodhet në Flamur. Kjo sipërfaqe nuk dihet se në cilën zonë kadastrale është dhe kush janë pronarët e saj.

Po ashtu, Republika e Kosovës, sipas procesit të kryer nga Komisioni Shtetëror do t’i ketë siç i ka pasur gjithnjë 10906 kilometra katror, siç është e paraqitur saktësisht në hartën, e cila ndodhet në Flamurin Shtetëror. Ndërkaq, nëse do t’i shtoheshin 8000 hektarët e pretenduar sipas qejfeve nga z. Bulliqi, harta e Kosovës do të duhej të zgjerohet edhe për këtë territor.

Kufiri i Kosovës në harta dhe dokumentacion zyrtar dhe me koordinata të sakta zyrtare është i pandryshuar sikurse shihet në hartën e bashkangjitur të vitit 1974 (shih harta 1) dhe në vitin 2015 (shih harta 2), të cilin kufi dhe koordinata gjithnjë janë përdorur nga komuna e Pejës.

Kjo nënkupton që ndryshim të vijës kufitare nuk kishte gjatë kësaj periudhe, të gjitha opinionet për vijë tjetër kufitare janë spekulime ose mungesë e njohurive për këtë çështje.

Pra, pretendimet se me këtë proces Flamuri i paraqitur në hartën e Kosovës do të duhej të ndryshohej, është manipulim i plotë dhe i pavërtetë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente