Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton nesër marrëveshjen e Demarkacionit

E publikuar: 19/12/2017 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi do të shqyrtohet nesër nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, për t’i lënë rrugë që më tej të kryesia e Kuvendit të vendosë që kur të dal për votim Demarkacioni.
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme:

Miratimi i rendit të ditës

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 5 dhjetor 2017

Përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi

Prezantim i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS

Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

Të ndryshme

Takimi do të mbahet të mërkurën, në ora 11:00.