Lajmet

Komisioni për Integrime kërkon nga Bundestagu bashkëpunim të besueshëm

05.04.2016 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, kanë pritur sot një delegacion të Grupit parlamentar të miqësisë për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore në Parlamentin Gjerman.
Kryetarja e Komisionit, Sahatqija, siç thuhet në njoftim, miqve gjermanë iu uroi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën, ndërkaq, në vijim i njoftoi për angazhimet e komisionit duke përfshirë edhe ratifikimin e MSA-së.

Në emër të delegacionit gjerman, Peter Weiss, falënderoi anëtarët për kohën e tyre, dhe shprehu shqetësimet e tyre rreth situatës momentale në Evropë dhe krizës së refugjatëve, duke kërkuar ndihmë dhe zgjidhje të përbashkët sa i përket refugjatëve ilegal nga Kosova. Ai gjithashtu, theksoi se duhet të gjendet një rrugë e përbashkët për t’i ndihmuar Kosovës që të njihet edhe nga 5 shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Sahatqija, e vlerësoi liberalizimin e vizave të domosdoshëm për qytetarët e Kosovës, dhe si problem akut. Ajo gjithashtu e informoi delegacionin për pengesat e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat të ndryshme, si ato rajonale apo ndërkombëtare”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net

Në vazhdim, anëtarët e komisionit, Haliti, Deda, Osmani dhe Gashi shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me anashkalimin e problemeve të Ballkanit Perëndimor, pas krizës së refugjatëve në Evropë. Shqetësim shprehen edhe rreth amendamenteve të cilat i paraqitën delegacioni Serb në Këshillin Evropian, të cilat u votuan edhe nga përfaqësuesit e Gjermanisë. Anëtarët gjithashtu kërkuan një sqarim rreth raportit të BE-së me Kosovën, si dhe krijimin e një cikli të besueshëm të bashkëpunimit.

Ndërkaq, anëtarët e delegacionit gjerman janë zotuar se Bundestagu do të mbështes edhe me tej Kosovën në liberalizimin e vizave. Ata gjithashtu theksuan se bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe, si dhe vlerësuan parlamentin si një vend të shenjtë të demokracisë, i cili duhet ruajtur dhe mos përbaltur.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë