Cristiano Ronaldo do të luajë në ndeshjen e radhës në La Liga që Reali i Madridit do të zhvillojë ndaj Eibarit këtë të Shtunë. Komisioni i Apelit i hoqi kartonin e verdhë që mori në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos yllit portugez dhe në këtë mënyrë Ronaldo do të ndihmojë madrilenët me praninë e tij në fushë në një sfidë ku Reali do të vuajë mungesat e Toni Kroos dhe James Rodriguez për shkak skualifikimi si dhe nuk do të ketë për arsye dëmtimi uellsianin Gareth Bale. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide trajneri i Los Blancos Carlo Ancelotti e pranoi se heqja e kartonit të verdhë ndaj Cristianos ishte vendimi më i drejtë që mund të merrte komisioni i Apelit.
” Paraqitëm kërkesën për heqjen e kartonit të verdhë ndaj Ronaldos pasi nuk na u duk i drejtë vendimi i arbitrit. Kemi nevojë për praninë e Cristianos në fushë në ndeshjen ndaj Eibarit sepse kemi respekt për kundërshtarin dhe nga ana tjetër kemi detyrimin për të mos gabuar në këtë përballje. Do të zbresim në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm pasi duam vetëm 3 pikët. Bale? Nuk do të luajë ndaj Eibarit”.
Kroos dhe James Rodriguez do të jenë dy mungesa shumë të rëndësishme përsa i përket mesit të fushës në takimin e radhës. Ancelotti nuk ka vendosur ende se kush do ti zëvendësojë këta dy futbollistë në sfidën ndaj Eibarit.
” James dhe Kroos janë dy elementë thelbësorë për skuadrën tonë. Mungesa e tyre sigurisht që do të ndihet . Përsa i përket formacionit titullar nuk kam vendosur ende pasi dua të shikoj gjëndjen e disa futbollistëve për të bërë më më pas një zgjedhje. Illaramendi është një opsion i mirë për mesfushën ndërsa Jese mund të jetë zëvendësuesi i Bale në sulm”.
Në fund trajneri italian preku edhe cështjen e portierit Iker Casillias, i cili është lidhur shpesh me një largim të mundshëm nga Reali i Madridit në përfundim të sezonit. Në lidhje me këtë temë Ancelotti theksoi se nuk ka asgjë konkrete dhe se Casillias është i lumtur te Los Blancos dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në Santiago Bernabeu./ss/