Abuzimi me të dhënat ka errësuar potencialin e teknologjisë tha Komisionerja Evropian për Konkurrencën.
Në një intervistë për BBC, Margaret vestager kritikoi gjigandët e teknologjisë për keqpërdorimin e të dhënave dhe mos respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Ajo tha se vitin e ardhshëm do të merren masat edhe më të ashpra për mbrojtjen e të dhënave.
Gjatë 2018-ës institucioni që ajo drejton gjobiti me 4.3 miliardë euro Google për monopolin Android.
Ky vit ishte ai i skandaleve si Cambridge Analytica ku detajet e 87 milion përdoruesve ekspozuan. Gjithashtu Facebook, Twitter dhe YouTube janë përdorur nga Rusia për të manipuluar votuesit në Perendim.
Me hyrjen në fuqi të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale GDPR në Evropë njërëzit fituan më shumë të drejta dhe më shumë kontroll mbi informacionet e tyre personale.
Vestager është pozitive për të ardhmen dhe thotë se në 10 vitet e ardhshme mund të bëhet shumë më tepër sesa bëjmë sot nëd rejtim të transparancës dhe aksesit të të dhënave. /PCWorld Albanian