Komisioneri Hahn u takua me presidenten Jahjaga

E publikuar: 06/11/2015 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sapo ka pritur në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.

Hahn do të ketë edhe takime të tjera gjatë ditës. Ai në orën 9:15 do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ndërsa më vonë do të takojë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Në orën 11 komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Opozita ka paralajmëruar pjesëmarrjen, por me një mënyrë të veçantë të shfaqjes së protestës kundër Qeverisë dhe Kuvendit.