Kometa “më e ndritshme” do të kalojë pranë Tokës për herë të parë në 71 vjet

E publikuar: 14/03/2024 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së shpejti mund të dëshmojmë një nga kometat më të shndritshme që kalojnë periodikisht pranë Tokës, për herë të parë në 71 vjet.

Ekspertët thonë se kometa 12P/Pons-Brooks aktualisht po i afrohet Tokës. Për shumicën prej nesh, do të jetë e vetmja herë në jetën tonë që do të mund ta shohim atë.

Sipas astrofizikanëve, kometa pritet të arrijë pikën e saj më të afërt me Diellin më 21 prill dhe më afër Tokës më 2 qershor, shkruan Euronews .

Projekti Virtual Telescope , një shërbim online i ofruar nga Observatori Astronomik Bellatrix në Itali, ka publikuar imazhe të kometës të marra nga qyteti toskan Manchiano, i cili krenohet me disa nga qiejt më të errët në Gadishullin Apenin.

“Për momentin, një kometë shumë e bukur po kalon qiellin e natës. Është kometa 12P/Pons-Brooks”, tha Gianluca Masi, drejtor i projektit Virtual Telescope.

“Kjo kometë quhet periodike. Thjesht do të thotë se ajo rrotullohet rreth Diellit, vetëm periodikisht hyn në brendësi të Sistemit Diellor për të vizituar mbretin e saj, Diellin. Pas çdo periudhe, në këtë rast, çdo 71 vjet, ajo kthehet në perihelionin e saj ”, shtoi Massi.