Kombinimi alkool – pije energjike shumë i rrezikshëm

E publikuar: 31/03/2015 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim i kryer nga studiuesit e Institutit për Kërkime Sociale në Universitetin e Michigam ka ardhur në përfundim se përzierja e pijeve alkoolike me pijet energjike ka rreziqe të mëdha për shëndetin, veçanërisht për studentët.

“Ne e kemi vërejtur që studentët kanë tendencë të pinë shumë, të dehën dhe kanë pasoja të rënda në rastet kur i përziejnë pijet alkoolike me ato energjike, krahasuar me ditët kur konsumojnë vetëm alkool”, thotë Patrick Morgan, asistente kërkimore dhe bashkëautore e studimit.

Sipas studimit, studentët që pinin alkool dhe pije energjike në të njëjtën ditë ose të përziera do të kalonin më tepër kohë duke konsumuar alkool në raport me ata që kanë pirë vetëm alkool pa i shoqëruar pijet e tyre me kafeinë.

Kjo gjë sjell rritjen e nivelit të alkoolit në gjak. Por, si pasojë e efekteve stimuluese të pijeve energjike, konsumuesit thanë se ata ndjehen më pak të dehur se çfarë ishin në të vërtetë. “Kjo është shumë e rrezikshme, pasi konsumuesit nuk e kuptojnë se sa të dehur janë dhe për shembull mund të vendosin për ta drejtuar makinën”, tha Patrick.

Gjithashtu përzierja e alkoolit me pijet energjike sjell efekte psikologjike si të ndjehen të tensionuar, nervozë, në ankth, të përjetojnë sulme paniku, të shqetësuar dhe kanë probleme me gjumin.