Shqipëria ka mposhtur Armeninë me rezultat të thellë 3 me 0 si mysafire për të siguruar kualifikimin direkt në Evropianin 2016, që mbahet në Francë.
Dominimi i plotë dhe shumë raste të kuqezinjve karakterizuan sfidën vendimtare të kombëtares.
Shkëlzen Gashi, Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku ishin golashënuesit e fitores që vulos kualifikimin historik.