Asgjë serioze për Armando Sadikun. Edhe pse nuk u përfshi nga trajneri i Zurich, Uli Forte në listën 18 lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen ndaj turqëve të Osmanlispor, sulmuesi 25-vjecar është mirë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për dy takimet e radhës të Shqipërisë, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Në një lidhje telefonike në emisionin Europa League në Supersport Sadiku i qetësoi të gjithë përsa i përket gjendjes së tij.
Në datën 6 Tetor, Shqipëria sfidon Lihtenshtejnin në transfertë ndërsa 3 ditë më pas do të presë Spanjën në Shkodër. Sipas Armando Sadikut ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren është sfida e radhës pikërisht ajo ndaj Lihtenshtejn-it.