Kombëtarja nisi në Tropikal përgatitjet për ndeshjen e 4-tërt në eliminatoret e Botërorit rus. Seanca e parë stërvitore për ndeshjen e së shtunës me Izraelin ishte kryesisht pa një nagrkesë të madhe fizike dhe me shumë lojë me top duke qenë se futbollistët kuqezi kanë patur vetëm pak orë më parë impenjime me klubet e tyre. Gjatë seancës, 6 futbollistë u stërvitën vecmas nga pjesa tjetër e grupit, Berat Gjimshiti, Rei Manaj, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda dhe Armando Sadiku, që vjen pas një periudhe të gjatë riaftësimi për shkak të një dëmtimi. Të 6 këta futbollistë gjithashtu nuk morën pjesë as në skemat e përgatitura nga trajneri ndërsa zhvilluan një vrapë të lehtë rreth fushës ku u stërvit kombëtarja. Stërvitja e parë zgjati rreth 80 minuta dhe humori i lojtarëve ishtë ai i duhuri për nisjen e një jave përgatitjesh për një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Izraeli.


















