Zbulohen fanellat e kombëtares për “EURO 2016”

E publikuar: 29/01/2016 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Shqiptare e Futbollit pak kohë më parë nënshkroi një kontratë 6­vjeçare me “Macron” si sponsor teknik i Kombëtares, markë e cila ka realizuar edhe fanellat me të cilat Shqipëria do të paraqitet në “Euro 2016”.

Po cila është unifroma e re e Shqipërisë? Një fanellë me shqiponjën të dizajnuar në të.Fanella pritet të jetë një ndërthurje mes traditave shqiptare,me shqiponjën si simbol dhe modernes,pasi dizajni e saj është vërtetë unik. Gjithashtu në brendësi fanella pritet të ketë një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.

Në ceremoninë e prezantimit të uniformës së re ishte i pranishëm trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, Kreu i FSHF­së, Armand Duka si dhe përfaqësues të firmës “Macron”.

Kjo firmë ka dizajnuar gjithashtu dhe fanellat e Lazios, Aston Villa­s, Paokut apo dhe Sporting­ut.

prezanto

 

12573939_10153212662346836_2957543323373703608_n