“Komandot Shqiptare” në Zvicër (FOTO)

E publikuar: 08/04/2015 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatë pjesëtarë shqiptar të ushtrisë zvicerane janë fotografuar brenda një treni, të veshur me uniformë zvicerane, por duke e mbajtur në dorë flamurin shqiptar. Kjo fotografi është bërë cak i kritikave të shumta nga opinioni zviceran dhe vetë ushtria e Zvicrës.
Gazeta kryesore e Zvicrës, Blick, i ka kushtuar një shkrim kësaj fotografie.

Një oficer i cili e kishte parë këtë fotografi në Facebook, e kishte komentuar si të pavend një veprim të tillë. Ai ka thënë se është e kuptueshme që emigrantët të jenë të lidhur për vendin e tyre, por sipas tij, kur ata janë në uniformë, është e pahijshme të admirohet flamuri i një shteti tjetër, shkruan Blick, transmeton Gazeta Express.

Për këtë fotografi ka reaguar edhe zëdhënësi i ushtrisë zvicerane Christoph Brunner, i cili ka thënë se para se të postohej kjo fotografi e cila është bërë derisa ushtarët kanë qenë në detyrë dhe nën uniformë, është dashur që ushtarët të kërkonin leje nga mbikëqyrësi i tyre. Ndërkohë, zëdhënësi Brunner ka shtuar se gjatë kohës sa janë në detyrë ushtarët duhet t’i shërbejnë me tru e me trup atij shteti. Madje, sipas këtyre rregullave, ushtarët e kanë të ndaluar edhe të flasin në gjuhën e tyre amtare.

Sipas rregullave të ushtrisë së Zvicrës, ka thënë Brunner, kjo sjellje konsiderohet “dhunim i reputacionit të uniformës së ushtrisë të cilës i përkasin”, ndërsa, për këtë veprim do të pasojë dënimi, shton Brunner.
1_8126