Komandanti Ulutas në Mal të Zi, KFOR jep detaje çfarë u bisedua

E publikuar: 25/03/2024 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutas është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

Dyshja kanë shkëmbyer mendime për disa tema me interes të ndërsjellë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e saj të OKB-së dhe mbështetjen ndaj dialogut të udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin kryesor të KFOR-it për të mbrojtur stabilitetin rajonal.

“Ozkan Ulutas, komandanti i misionit të KFOR-it, ka takuar sot Dragan Krapoviq, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi. Dyshja shkëmbyen mendime për disa tema me interes të ndërsjellë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e saj të OKB-së dhe mbështetjen ndaj dialogut të udhëhequr nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe rolin kryesor të KFOR-it për të mbrojtur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.