Kolonë e gjatë në Merdar, pritjet deri në katër orë

E publikuar: 06/01/2018 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pikëkalimet kufitare në dalje nga Kosova në Serbi janë shtuar kolonat, për shkak se mërgimtarët kthehen nga pushimi në vend qëndrimet e tyre në Evropë.

Pritjet më të gjatë shënohen në pikën kufitare në Merdare. Kolona sipas Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit kanë arritur deri në 2 mijë metra, derisa pritjet janë deri në katër orë.

Insajderi ka siguruar fotografi nga pritja e bashkatdhetarëve në Merdar.

Pika tjetër më e frekuentuar është ajo në Mutivodë, kolona ka arritur deri në 500 metra. /Insajderi.com