Kolona të gjata në Merdare

E publikuar: 21/12/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgimtarët kanë nisur të vijnë në Kosovë për shkak të festive të fundvitit.

Fluksi i tyre këto ditë ka rritur edhe kolonat në pikën kufitare në Merdare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e kufirit, në këtë pikë kolona në hyrje është 700 metra, kurse në dalje 400, derisa pritjet janë të gjata deri në 3 orë.

Në pikat tjerë kufitare gjendja është më stabile dhe pritjet nuk janë shumë të gjata, njofton Klan Kosova.

Më poshtë tabela e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e kufirit, e cila është përditësuar në ora 13:10 minuta.