Kolegji AAB ngushëllon për humbjen e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci

E publikuar: 22/09/2025 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kolegji AAB ka shprehur dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit Enver Petrovci, duke e cilësuar atë si ikonë të teatrit dhe filmit shqiptar.

Në telegramin e ngushëllimit, AAB kujton Petrovcin si ish-rektor të kolegjit dhe figurë me ndikim të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe edukimit, duke theksuar kontributin e tij të pazëvendësueshëm në formimin e gjeneratave të reja.

Postimi i plotë:

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢

Me dhimbje të thellë, Kolegji AAB ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së teatrit dhe filmit shqiptar, profesor Enver Petrovci.
Profesor Petrovci, ish-rektor i Kolegjit AAB dhe një nga personalitetet më të shquara të Fakultetit të Arteve, do të kujtohet përherë si figurë me ndikim të jashtëzakonshëm në aktrim, regji dhe dramaturgji.
Kontributi i tij në zhvillimin e institucionit tonë dhe në formimin e gjeneratave të reja të artistëve mbetet i pazëvendësueshëm dhe një trashëgimi e vyer për kulturën kombëtare.
Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, kolegët, miqtë dhe gjithë ata që patën privilegjin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.