Qendra per zhvillim e Kosoves ka me kontribue ne çdo fushë të jetes.
Dr. Jahja Kokaj, Drejtor i Qendres Hulumtuese për Zhvillimin Ekonomik te Kosovës i ftuem ne Rrokum Roll perballë Fidan Jupollit ne Televizionin Rrokum, ka folë gjanë e gatë për nji seri problemesh që kanë të bajnë me punën dhe angazhimet e shumta nderkombëtare, në shkencën e fizikës.
Ai ka kallxue se mbas nji pune dinamike jashtë Kosovës me projekte të ndryshme si nga fizika ashtu edhe kosmologjia ka formue qendren e tij kosmologjike në vendin tonë “Kosmosi dhe Njeriu” në Gjakovë.
Derisa në ditet e fundit ai po punon në nji projekt shumë milionësh, amerikano-kuvajtian për nji burim energjie dhe së fundi ka themelue Qendren Hulumtuese për Zhvillim Ekonomik.
Kokaj ka thanë se Kosovës i duhet nji kthesë për zhvillim dhe kjo Qender hulumtuese ka me tentue me ba nji punë ku vihet në pah zhvillimi i vendit dhe ka me kontribue ne cdo fushe të jetes ne vend.
Ai për ketë qender ka thanë se kreu i AKR’s Behgjet Pacolli po investon miliona për shkencen kosovare e cila ka synim me i dha nji zhvillim të madh shkencor.
Per ma shume me pa biseden me shkenctarin Kokaj kqyreni videon e masiperme.