Koha e gështenjave – ja pse duhet t’i konsumojmë ato

E publikuar: 09/11/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është koha e gështenjave. Shumica e tavolinave tuaja nëse jo në baza ditore atëherë të paktën një herë në javë konsumoni gështenja – dhe bëni mirë. Më poshtë do t’i numërojmë disa nga dobitë e këtij fruti bërthamë për shëndetin tonë.
Për dallim nga frutat tjera bërthamë, gështenjat përmbajnë pak kalori, pak yndyrë, skanë fare gluten por janë burime të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe ç’është me rëndësi të fito-nutrientëve të cilët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin.

Gështenjat poashtu janë të pasura me fibra (100 g gështenja përmbajnë rreth 8 g fibër ose rreth 20% të dozës së rekomandur ditore). Dieta e pasur me fibra njihet për efektet e saj në uljen e kolesterolit në gjak duke penguar absorbimin e kolesterolit nga zorrët.

Gështenjat kanë përmbajtje edhe të acidit folik, element ky shumë me rëndësi sidomos gjatë shtatëzënisë.

Nëse dhe kurdo që ndiheni të uritur, bëjëni zgjedhjen e duhur duke ngrënë shëndetshëm. Në këtë formë do të parandaloni sëmundjet e ndryshme dhe shtimin e tepërt të peshës.