Supermakina Koenigsegg Regera është vendosur në shitje nga një firmë tregtare në Britani të Madhe për 2.1 milionë euro.
Automobili me specifika të jashtëzakonshme u shpalos gjatë muajit mars në Geneva Motor Show.
Shitësi “SuperVettura” po kërkon 2.1 milionë euro për makinën të cilën thotë se klienti do ta ketë nga dhjetori i vitit të ardhshëm.
Regera ka motor 5.0-litër V8 me tre motora elektrikë. Makineria e plotë ka “shumë më shumë se 1500 kuajfuqi” thotë prodhuesi suedez.
“SuperVettura” po ofron edhe modelin Agera RS për 1.9 milion euro.