Detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara është thjesht një nga më të vështirat në botë.
Sigurisht, atyre që kanë qenë në këtë post u janë dashur vite të tëra arsimim për t’u marrë në konsideratë, e gjithashtu një lloj zgjuarsie totalisht ndryshe nga njerëzit e thjeshtë për të pasur sukses.
Por, a e keni menduar ndonjëherë se cilët kanë qenë komandantët e përgjithshëm më të zgjuar e ata më pak të zgjuar?
Nëse nga Shtëpia e Bardhë është marrë ndonjëherë ndonjë vendim i dobët, kjo ka ardhur si pasojë e fatit të keq apo budallallëkut?
Pavarësisht se cilën parti mbështesni më shumë, ndoshta nuk do të mund t’i besoni rezultatet që po ju bëjmë të ditur në fotogalerinë e mëposhtme. Por, fillimisht le të mësojmë se nga kanë ardhur të dhënat…
Në vitin 2001, një “e-mail” doli në pah me të dhënat për koeficientin e zgjuarsisë së shumë presidentëve amerikanë, por edhe pse u raportua si i vërtetë, ekspertët vlerësuan se ishte thjesht një mashtrim.
Vite më pas, një tjetër studim i zgjuarsisë së presidentëve u publikua, përcjell TCH.
Ai përdori mjetet e historiometrisë, një studim historik i progresit njerëzor apo i karakteristikave personale individuale duke përdorur analizat statistikore.
Ky artikull përmban jo vetëm gjetjet e atij studimi, por edhe të shumë të tjerëve të ngjashëm, me vlerësime të kombinuara nga një shumëllojshmëri burimesh.
Tashmë hidhini një sy renditjes, nga më pak i zgjuari tek ai më i zgjuari, por përgatituni si gjithmonë për disa rezultate surprizuese.
Ulysses S. Grant – 120
James Monroe – 128.6
Martin van Buren – 129.4
William Howard Taft – 129.5
James Buchanan – 129.6
Andrew Johnson – 129.7
Zachary Taylor dhe Harry S. Truman – 129.8
Warren Harding – 129.9
George Washington – 130
Barack Obama – 130.1
Gerald Ford – 130.2
Franklin D. Roosevelt – 130.5
Lyndon B. Johnson – 130.6
Calvin Coolidge – 131.5
Herbert Hoover – 131.6
Ronald Reagan – 131.9
Richard Nixon – 132.6
George H. W. Bush – 133
William McKinley dhe James Polk – 133.4
Grover Cleveland – 134
Andrew Jackson – 135
Dwight D. Eisenhower – 135.1
Benjamin Harrison – 135.4
William Henry Harrison dhe Rutherford Hayes – 136.3
George W. Bush – 137
Franklin Pierce – 137.4
John Tyler – 138.1
Millard Fillmore – 139
Abraham Lincoln – 140
James Garfield dhe Chester Arthur – 142.3
Theodore Roosevelt – 143
John Adams – 145
Woodrow Wilson – 145.2
Bill Clinton – 149
John F. Kennedy – 149.8
Thomas Jefferson – 150
James Madison – 150
Jimmy Carter – 153
John Quincy Adams – 165
Donald Trump dhe Hillary Clinton? – Për shkak të kohës kur është publikuar studimi i “IQ” së presidentëve, nuk ka ende përllogaritje zyrtare për presidentin Donald Trump, apo rivalen e tij Hillary Clinton. Por, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, disa raportime dolën në pah duke pretenduar se koefiçenti i Trumpit ishte 156 (një nga më të zgjuarit e të gjitha kohërave), por shumë shpejt kjo gjë u hodh poshtë si diçka e rreme. E ndërsa disa mund të mendojnë se koefiçenti i Hillarysë është më i lartë sesa ai i bashkëshortit të saj, Bill, me një koefiçent zgjuarsie prej 149, të tjerë mund të mos bien dakord.