Duke u injoruar tërësisht Kuvendi Komunal, Komuna e Drenasit ia ka dhënë në shfrytëzim 40 hektarë tokë kompanisë “Kodra” në fshatin Sankoc, në vendin e quajtur Golesh, për eksploatim të gurit. Kësaj kompanie zyrtarët e Komunës i kanë mundësuar përfitime qindra mijëra euro në mënyrë joligjore.
“Kodra” me gurin që merr në këtë pronë komunale bën biznes me konsorciumin “Bechtel&Enka”. Gazeta “Zëri” ka mësuar se me këtë veprim Komuna e Drenasit ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale.
Kjo kompani e afërt me zyrtarë të lartë të PDK-së ka marrë gjithë këtë pronë në shfrytëzim për 40 vjetët e ardhshme në mënyrë joligjore. /online.zeri.info/