Koço Danaj ban thirrje për luftë: Çamëria dhe Janina kanë me ju kthye Shqipnisë!

E publikuar: 14/06/2015 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ideatori i të ashtuquejtunes “Platformë për Shqipninë Natyrale” Koço Danaj, gjatë nji interviste për gazetën e Tiranës “Sot”, ka pohue se Greqia asht në prag të falimentimit, tue shtue se Athina po përdor problemet me Shqipninë për me zhvendosë krizën e mbrendshme – jashtë kufijve  të saj.

Danaj shtoi se Greqia nuk ka parè për me mbajtë ushtrinë dhe se Çamëria e Janina janë territore shqiptare. Ai shprehu bindjen se në kohën e duhun, ata kanë me ju kthye Shqipnisë.

Sa i takon realizimit të “Platformës së Shqipnisë Natyrale”, Danaj tha se politikanët shqiptarë duhet me e shfrytëzue mbështetjen e SHBA’s, Gjermanisë dhe Anglisë, për me e rikthye Shqipninë në kufijtë e saj natyralë, të përpara vitit 1913.

Danaj ka pohue se ky projekt politik ka me nisë me vizitën e Angela Merkel në Tiranë, Beograd dhe në Sarajevë.

Qëndrime të tilla të Danajt janë në unison me qëndrimet e ekstremistëve grekë dhe serbë, të cilët në këtë mënyrë amplifikojnë në Perendim idenë e “Shqipnisë së Madhe”.

Pak kohë ma parë, gjatë vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vucic në Tiranë, kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama tha se ideja e “Shqipnisë së Madhe” përhapet prej atyne që nuk ua duen të mirën shqiptarëve, derisa ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklare se për “Shqipninë e Madhe” ma shumë flitet në Beograd se në Prishtinë.

Isa Boletini, Ismail Qemali, Don Nikoll Kaçori, Luigj Gurakuqi, Vehbi Agolli etj, shpallën pamvarësinë e Shqipnisë në kufijtë e saj natyrorë me 28 Nandor 1912. Nuk u lejue që kjo pamvarësi me u ba realitet, por ma e keqja, mbledhja e Londrës vendosi të kundërtën dhe i trajtoi trojet shqiptare si plaçkë lufte, tue kënaqë Malin e Zi edhe Serbinë. Sot asht ogur i mbarë që rivarrimi i eshnave të Isa Boletinit bahet në këtë prag ringjallje të atij realiteti që e shpallën me 28 Nandor 1912, – ka thanë ai.

 /rrokum/