Kocijançiq: Thirrja për ndërprerje të dialogut s’i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve

E publikuar: 09/03/2017 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë se thirrja për ndërprerje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë miratimin e një rezolute në Kuvendin e Kosovës, nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve.

Sipas saj ajo nuk është në linjë me angazhimin e vazhdueshëm që ka pas Kosova, transmeton Klan Kosova.

“Kosova ka qenë e angazhuar fuqishëm për dialogun dhe normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, për të mirën e dy popujve dhe po ashtu përparimit në dialog që është parakusht i avancimit drejt rrugës për në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo ka theksuar se thirrja e BE-së drejt liderëve politikë të Kosovës është vazhdimi konstruktiv i dialogut, implementimi i marrëveshje të dala nga dialogu dhe avancimi i përbashkët në normalizimin e marrëdhënieve dhe perspektivës evropiane.