Kocijançiq kërkon themelimin e Gjykatës së Veçantë

E publikuar: 05/05/2015 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian po vazhdon me trysninë ndaj institucioneve të Kosovës për themelimin e të ashtuquajturës Gjykatë e Veçantë që do të merret me pretendimet e raportit të ish-senatorit zviceran, Dik Marti.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është “shenjë e pjekurisë”. Ajo ka tërhequr vërejtjen se në rast të mos-themelimit të Gjykatës së Veçantë, atëherë do vihej në pikëpyetje ‘shteti i së drejtës’. Sipas saj, mos-vbotimi i Gjykatës do të ishte në kundërshtim me perspektivën evropiane të Kosovës, duke shtuar më tej se Prishtina duhet t’i respektojë angazhimet e saj  ndërkombëtare. Ky presion i fuqishëm i Brukselit vjen në një kohë kur Serbisë nuk i vihen kushte të tilla për të dënuar kriminelët e saj që bënë krime ndaj popullatës civile në Kosovë./rkl/