Kocijanciq flet për dekretimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në veri

E publikuar: 24/10/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emërimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë si dhe stafit administrativ në gjyqësorin e Kosovës do të thotë zbatim i marrëveshjes për gjyqësorin, marrëveshje kjo e arritur në shkurt të vitit 2015, ka thënë Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijanciq, transmeton Indeksonline.

Sipas saj,gjyqësori dhe zbatimi i unifikuar i ligjit të Kosovës do të forcojë ligjin si një shërbim publik kyç dhe do të stimulojë rëndësinë vendimtare për zhvillimin ekonomik si dhe investimet në përgjithësi.