Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka me rinisë mbrenda tre ditëve të ardhshme. Maja Kocijancic, zadhanësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka deklarue se Brukseli i pret të dy kryeministrat, të mërkurën në mesditë, raporton Rrokum TV.
Simbas RTS, Kocijancic ka thanë se po bahet gjithçka që me u përgatitë sa ma mirë për këtë takim, sepse dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës asht shumë i randësishëm.
Nga ana tjetër, ajo nuk ka pranue me komentue deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa, se nuk shkon në Bruksel pa u dhanë rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave për kosovarët.


















