Maja Kocijajcic, zëdhënësja e komisares së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini, ka deklaruar sonte se të dy palët u dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës duhet patjetër ta zbatojnë atë që është arritur si marrëveshje.
“Gjithë çka është marrë vesh në kontekst të dialogut duhet të zbatohet pavarësisht procedurave të brendshme të cilat s’duam t’i komentojmë”, ka thënë Kocijancic e pyetur për koment të Brukselit ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për shtyrjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq sot gjatë vizitës në Moskë ka kërkuar nga Brukseli që të prononcohet lidhur me vendimin e Kosovës për shtyrjen e marrëveshjes për AKS-në derisa Gjykata Kushtetuese të bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshjeje, me kërkesë të presidentes Atifete Jahjaga.
Është paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme Vuçiq lidhur me këtë do të takohet me bashkëpunëtoren e afërt të Mogherinit, drejtoreshën e përgjithshme për Ballkanin Perëndimor, Evropën Perëndimore dhe Turqinë në Shërbimin evropian të Punëve të Jashtme Angeli na Eichhorst.


















