Koci i PDK-së-Haradinajt: Kryeministër e keni marrë fort me yrysh

E publikuar: 26/09/2017 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Ish zv/ministri dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Gani Koci ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e bordit të AKA-së.

Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Koci ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka nisur punën fort me yrysh. Yryshi, siç është shprehur ai nuk çojnë më larg se kapërcimi i një gardhi, shkruan Lajmi.net.

“Kryeministër, me gjithë rrspektin për Ju, e keni marrë fort me yrysh! Yryshet nuk ju qojnë më larg se kapercimi i një gardhi! Dije se kshilltarët më të kqinjë janë ata që t’i rrahin krahët!”, ka shkruar Koci në facebook.