Koci, liderëve të vendit: Analfabetë e primitivë

E publikuar: 30/01/2018 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes, i cili tha se Kosova humbi mundësinë për liberalizim të vizave. Koci përmes një postim të publikuar në ‘facebook’ ju drejtohet zyrtarëve të lartë të shtetit me fjalët më të rënda, si ‘Analfabeta dhe primitivë’
Ai po ashtu thotë se shkaku i tyre Kosova është vend i padurueshëm për jetesë. Soltes, në një intervistë për Express, ia kujtoi liderëve të vendit se Kosova e ka humbur trenin për viza dhe se viti 2019 mund të jetë edhe më i ndërlikuar.

Ky është statusi i plotë i Arianit Kocit:

‘Na keni marrë në qafë!
“Kosova e humbi trenin për viza, 2019 – ta më e ndërlikuar” – po thotë Igor Soltes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Po i bjen që së paku deri në 2020, nuk ka liberalizim të vizave për neve.
Nuk na duhet asnjë premtim apo arsyetim. Nuk ju besojmë asgjë!
Analfabet dhe primitiv jeni!
Thjesht, për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova është bërë vend i padurueshëm për jetesë!/GazetaExpress/