Koci: Jo vetëm pozitës dhe opozitës po u konvenon Kuvendi i bllokuar – por, siç po duket, edhe popullit kjo gjendje nuk po i pengon.

E publikuar: 11/07/2025 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Arianit Koci ka kritikuar VV-në dhe partitë tjera për bllokadën në Kuvend.

Koci, i cili deri tani disa herë ka kritikuar para kuvendit, ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit po i konvenon edhe PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Jo vetëm pozitës dhe opozitës po u konvenon Kuvendi i bllokuar – por, siç po duket, edhe popullit kjo gjendje nuk po i pengon. Qetësi. As protestë, as presion, as reagim. Kuvendi është institucioni bazik i një shteti – pa të, nuk ka ligje, nuk ka qeveri, nuk ka kontroll demokratik. Kur nuk funksionon Kuvendi – shteti është i vdekur. Në vend që me u ngrit e me kërku llogari, njerëzit rrinë sikur kemi të bëjmë me një shtet tjetër – atje larg, dikund në një pjesë tjetër të botës. E nesër, po të njëjtit do ankohen pse Kosova është shteti më i paorganizuar dhe më i varfër në Evropë. S’ka arsyetime. Kush hesht përballë kësaj bllokade – është pjesë e saj”, ka shkruar ai.