Koci godet Thaçin, thotë se ish-shefi i tij dekoroi “kucën e macën”

E publikuar: 19/02/2018 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka adresuar kritika ndaj ish-shefit të tij partiak, për dekoratat që ndau për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Koci i është shtuar kritikuesve të shumtë të Thaçit, për listën e të dekoruarve për 10-vjetorin e Pavarësisë.

Një numër figurash kanë refuzuar dekoratat nga Thaçi, duke përmendur arsye të ndryshme, që kryesisht lidhen me të.

“I lus të gjithë drenicasët e mi, të më tregojnë për fatin e Kadri Boshnjakut…..!
Si nuk i ra ndermend Ismail Sylës e Bekim Çollakut ta fusin në listën e të dekoruarëve të Presidentit!”, ka shkruar Koci në Facebook, duke adresuar vërejtje për këshilltarët e Presidentit.

“Kush e ka njohur ate, ai ishte kundershtari ma i madh i pushtuesit, me gjithë “marrezitë” e tijë, kur në ato lista futën kucën e macën!”, është shprehur Koci në rrjetin social. /Express/