Koci: Gjithçka që ka thënë Gani Geci për Rexhep Selimin është e vërtetë

E publikuar: 02/03/2016 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ditëve të fundit përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook dhe një interviste të dhënë, duke folur për luftën e fundit në Kosovë pati përmendur shumë ngjarje e emra të paditura deri më tani për persona të skenës politike.

Geci para disa ditësh në një postim kishte shkruar se gjatë luftës ka qenë dëshmitar kur një ditë në fshatin Polac, komandanti i UÇK-së, Adem Jashari gjatë një mosmarrëveshje që kishte me deputetin aktual të Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, i kishte thënë para 30 ushtarëve se “do t’ia nxjerr gabzherrin”.

Tutje në një postim tjetër Gani Geci ka thënë se dëshmitar për këtë, në mesin e shumë të tjerëve ka qenë edhe ish-themeluesi i UÇK-së, Gani Koci, raporton Indeksonline.
“Nuradin Lushtaku, Gani Koci ,Fadil Kodra, Xhafer Koca ,Isuf Hoti, Gani Kabashi ,Musli Geci ,Sylejman Selimi, Xhevahire Geci dhe shumë te tjerë janë të gjallë që nëse don me tregua tëe vërtetën të gjithë e dinë”, kishte shkruar Geci në Facebook.

Gani Koci i kontaktuar nga Indeksonline ka konfirmuar se ajo që Geci ka thënë këto ditë është shumë e vërtet.

“Mund të them se gjithçka që ka thënë Gani Geci është më se e vërtet”, ka thënë Koci./ Indeksonline/