Koci: Dihen emrat e të akuzuarve nga Prokuroria e Speciales

E publikuar: 20/08/2015 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Arianit Koci, duke sqaruar çështjen e emrave të akuzuarve nga Prokuroria Speciale, ka thënë se “Nëse aktakuzat janë gati dhe vetëm pritet themelimi i Dhomave të Specializuara të gjykatës, atëherë edhe emrat dihen”.
“Nuk ka hetim pa u përcaktuar personi kundër të cilit do të kryhet hetimi, koha e fiilimit të hetimit, përshkrimi i veprës penale dhe rrethanat dhe faktet që e argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për vepër penale. Pra, hetimi fillohet ndaj personit apo personave konkret”, tha Koci për Indeksonline.

Sipas Kocit, prokurori çmon jo vetëm provat fajësuese por edhe ato shfajësuese, i njejti vendos a duhet të ngritet aktakuza apo të pushohet procedura.

Ai solli në kujtesë për publikun edhe një delaratë të Prokurorit Williamson, të datës 29 Korrik 2014, ku në mes tjerash ka thënë: ” Për sa u përket atyre krimeve për të cilat THFS-ja posedon prova që mund të paraqiten në gjyq, ngritja e një aktakuzë nuk do të ndodhë derisa nuk vendoset gjykata specialiste që është e paracaktuar për të dëgjuar këto lëndë. Deri atëherë prova të shtuara mund të paraqiten dhe kjo natyrisht do të ndikonte në formën e aktakuzës që ngrihet”.

Koci përsëriti se nëse aktakuzat janë gati dhe vetëm pritet themelimi i Dhomave të Specializuara, atëherë patjetër se edhe emrat dihen. “Ndërkohë, listës së të akuzuarve mund të i shtohet edhe ndonjë emër, nëse paraqiten prova të reja”, shtoi Koci.

Në pyetjeai di emrat e atyre ndaj të cilbve do të ngritet aktakuzë, Koci tha se “emrat dihen, por ne nuk i dijmë. Së paku unë nuk i di”. /Indeksonline/