Koalicion me PDK, Bajqinovci: S’është e pamundshme, por duhet të jenë në opozitë edhe për disa vjet

E publikuar: 09/06/2025 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës “duhet të jetë në opozitë edhe për disa vjet”, tha Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes.

“Me PDK-në nuk duhet të kemi koalicion, ata duhet të jenë në opozitë për disa vjet. Ne kemi kërkesë nga elektorati që jo me PDK-në. Ia dimë PDK-së historinë për 15 vjet”, tha ai në intervistë me Astrit Gashin në “Blic”.

Por, tha ai, “nuk thashë që është e pamundshme”.