Marguerite Smith ka ndaluar me veturë në mes të një rruge në Stirling të Australisë, pasi përpara ishin dy koala duke u përleshur.
Meqenëse janë shumë të buta dhe të qeta, duket e pabesueshme që të shihen në një skenë kaq të dhunshme, transmeton Telegrafi.
“Nxitoni djem, mbetëm këtu duke ju shikuar lëvizjet si në boks”, ka thënë Smith, ndërsa i binte borisë për t’i larguar.
Këto kafshë që flenë deri në 22 orë në ditë për të mbledhur energji, kohën e mbetur zakonisht e kalojnë duke kërkuar ushqim dhe ngrënë.
Por, gjatë kohës së çiftëzimit që nis nga gushti dhe zgjatë deri në shkurt, mund të bëhen agresivë kur është fjala për territore dhe dominim. /Telegrafi/