KMDLNj: Të bëhet hetim ndaj kërcënimeve që po i bëhen gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq

E publikuar: 29/12/2022 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtari Mentor Bajraktari pas propozimit të prokurorit Afrim Shefkiu mori vendim të mërkurën që ish-policit, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Në lidhje me këtë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një komunikate për media kanë bërë thirrje që të hetohen rastet e kërcenimëve që sipas tyre janë duke iu bërë gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq.

“Grafitet kërcënuese dhe shantazhuese e rënduan edhe më shumë sigurinë e prokurorit dhe të gjyqtarit të procedures paraprake duke e intensifikuar fushatën e linçimit që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut aq më parë që është edhe vepër penale. Për këtë arsye KMDLNj –ë ftonë policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këto kërcënime të pashembullta dhe të orkestruara dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtyre kërcënimeve dhe shantazhimit duhet të përballen me ligjin, pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike apo postit që e mbanë” thuhet në këtë komunikatë.

Komunikata e plotë:

Më 28 dhjetor 2022 me propozim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, gjykatësi i procedures paraprake në rastin e të paraburgosurit Dejan Pantiq, i dyshuar për terrorizëm ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak duke e arsyetuar këtë vendim si çështje humanitare. Dejan Pantiq mbahej i ndaluar në Jarinje pasi nuk kishte mundësi të transferohej në qendër të paraburgimit kurse EULEX –i nuk pranoi ta transferonte në një qendër të paraburgimit shkaku i sigurisë në ndërkohë që po ky EULEX e transferoi të liruarin Pantiq në shtëpinë e tij, ndonëse nuk kishte ndonjë zhvillim tjetër pozitiv në fushën e sigurisë. Qartazi, as Pantiq, as Vuçiq e as EULEX nuk donin që Pantiqi të sillej në shtëpi nga policë të Kosovës! Çështja Pantiq u politizua skajshmërisht në dëm të drejtësisë dhe lirimi i tij ishte një marrëveshje politike, e mshehur, e pamoralshme dhe e kundërligjshme, jashtë syve të publikut. KMDLNj –ë e kishte paralajmëruar më heret këtë zhvillim duke deklaruar se serbët nuk do t’i heqin barrikadat pa lirimin e Pantiqit, jo vetëm të Pantiqit dhe duket se ka edhe kërkesa tjera që nuk janë të qasshme për publikun, as si informatë! Nuk ishte përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që Pantiq nuk u transferua në një qendër të paraburgimit, për shkaqe objektive gjithsesi por as vullnet i ndërkombëtarëve për faktin se nën rrogoz zhvilloheshin bisedime kushtëzuese e që rezultuan me zëvendësimin e masës së paraburgimit me një masë më të lehtë, arrest shtëpiak e që në rrethana ekzistuese kur nuk ka asnjë mundësi të mbikëqyrjes së zbatimit të kësaj mase prandaj, Pantiq është i lirë si zogu ndonëse, për sy e faqe i është shqiptuar një masë kufizuese.
Nga aspekti i të drejtave të njeriut, mbajtja e Pantiqit në ato kushte për një kohë më të gjatë se 48 orë, sa zgjatë ndalimi policor, me të drejta dhe mundësi më të pakta se që i ofron qendra e paraburgimit, është në kundërshtim me të drejtat e personave të privuar nga liria. Në rastin konkret mbajtja e ish – policit Dejan Pantiq, në ato kushte arsyetohet me gjendje të jashtëzakonshme prandaj, edhe prokurori si dhe gjykatësi kanë marrë një vendim të jashtëzakonshëm, në përputhje me rrethanat aq më parë që nuk ka qenë e mundur të ekzekutohet paraburgimi. Pas këtij vendimi, pikërisht ata që bënë biseda të fshehta për arritjen e një marrëveshjeje si të ishin tugjarë, ne juve Pantiqin, ju i heqni barrikadat, me paraqitjet para publikut kontribuan që të fillojë një fushatë linçimi ndaj prkurorit të çështjes dhe gjyqtarit të procedures paraprake, duke i etiketuar si tradhëtarë, joprofesionistë, të shitur për 2000 – 3000 euro rrogë, që, përveçse është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit, si pushtet i ndarë, në rrethana normale, seriozisht ua rrezikon jetën e tyre dhe familjeve të tyre. Grafitet kërcënuese dhe shantazhuese e rënduan edhe më shumë sigurinë e prokurorit dhe të gjyqtarit të procedures paraprake duke e intensifikuar fushatën e linçimit që paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut aq më parë që është edhe vepër penale. Për këtë arsye KMDLNj –ë ftonë policinë e Kosovës dhe prokurorinë që të fillojë hetimet për këto kërcënime të pashembullta dhe të orkestruara dhe të gjithë ata që janë pjesë e këtyre kërcënimeve dhe shantazhimit duhet të përballen me ligjin, pavarësisht përkatësisë etnike, bindjeve politike apo postit që e mbanë.

Gjyqësori, si pushtet i ndarë dhe me kompetenca të qarta ligjore dhe kushtetuese që garantojnë pavarësinë e veprimit, nuk ka asnjë detyrim t’i japë përgjegjësi kryeministrit, presidentit e as ministrave që thuaja në çdo paraqitje publike ndërhyjnë në punën e gjyqësorit duke e komentuar çdo vendim gjyqësor e deri edhe te caktimi i masës së paraburgimit apo ndonjë mase tjetër kufizuese. Këto ndërhyrje bëhen kryesisht nga pozita e të fortit të politikës, nga posti më i lartë e deri edhe te postet e dhuruara siç janë postet e këshilltarit politik. Janë mekanizmat e posaçëm që masin punën apo mospunën e gjyqësorit pas së cilave edhe ndërmarrin masa të parapara në bazë të standardeve profesionale. Për KMDLNj –në është shqetësues fakti se qytetarët e Kosovës për zhvillime rreth gjendjes në veri, për shkak të territ informativ e sidomos për lirimin e ish – policit Pantiq po informohen nga mediat e presidentit Vuçiq të cilat edhe paralajmëruan se Paniq do të lirohet që doli të jetë e vërtetë e që nënkupton se ka patur një marrëveshje politike të ndërmjetësuar (të urdhëruar) nga ndërkombëtarët.

KMDLNj – ë edhe më heret ka deklaruar se situata në veri nuk do të përshkallëzojë në atë masë të një konflikti të armatosur për faktin se duket se ka qenë një përshkallëzim i menaxhuar mirë. Tash, shtrohet një pyetje, në radhë të parë për ndërkombëtarët; nëse një i arrestuar dhe i dyshuar për terrorizëm, nën trysni lirohet për t’u dërguar simbolikisht në arrest shtëpiak dhe i cili nesër mund të jetë pjesë aktive e ndonjë barrikade, pse atëherë mbahet në paraburgim Bratisllav Nikoliq, i akuzuar për mitmarrje dhe shpërdorim të detyrës zyrtare i cili i ka të përfunduara hetimet, ka aktakuzë të konfirmuar, ka filluar gjykimi dhe se sipas të dhënave të prokurorisë që dolën në media përkohësisht i ka të sekuestruara 1 milion e 300 mijë euro e që është peng më se i mjaftueshëm, çfarë logjike juridike ka këtu dhe cili ka më shumë motiv dhe mundësi të ndikojë në proces apo të largohet nga Kosova?! Që të dy janë serbë të Kosovës e që në të njëjtën kohë e kanë edhe shtetësinë e Serbisë. KMDLNj –ë me këtë krahasim vetëm e vë në pah se sa ndikojnë në vendimmarrje ndërhyrjet politike si dhe presioni i opinionit i cili, në rastin Pantiq vendimmarrja u kushtëzua me heqjen e barrikadave. Ndërkombëtarët, me këmbënguljen për lirim të Dejan Pantiqit duke bërë trysni te politikanët e vendit dhe gjyqësorë vetëm sa po e inkurajojnë forcimin e paligjshmërisë në atë pjesë të Kosovës sikur edhe po e forcojnë rolin dhe ndikimin e Vuçiqit në Kosovë. Prania e institucioneve të Kosovës në Veri është simbolike kurse e Serbisë është faktike që duhet të mobilizojë poziten dhe opoziten dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. KMDLNj –ë është shumë i brengosur që në Kosovë po mungon aktivizmi qytetar i cili duhet të jetë opozita e vërtetë dhe se është krijuar një situatë letargjie