Lajmet

KMDLNJ lavdëron policinë, por ka disa kërkesa nga ministri Hyseni

08.09.2016 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KMDLNJ lavdëron policinë, por ka disa kërkesa nga ministri Hyseni

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

KMDLNj vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Policinë e Kosovës. Po ashtu ka vlerësuar sjelljen dhe mbarëvajtjen e Policisë së Kosovës në protestën e fundit të organizuar para Kuvendit të Kosovës, me ç’rast Policia është treguar mjaft profesionale. Protestën e fundit KMDLNj e ka vlerësuar si paqësore.

Gjatë takimit përfaqësuesit e KMDLNj i paraqitën edhe shqetësimet e tyre dhe kërkuan nga ministri që të shtyjë përpara ndërtimin e objektit për Inspektoratin Policor, pasi që objekti ekzistues nuk i plotëson nevojat për punë të këtij institucioni dhe nuk siguron qasje, për shkak të largësisë , për qytetarët që duan t’i paraqesin rastet për tejkalim të autorizimeve zyrtare të policisë.

“KMDLNj e njoftoi ministrin Hyseni se gjatë protestës së fundit , para Kuvendit të Kosovës ka pasur policë pa numra identifikues e që nuk duhet të lejohej kjo shkaku se , në rast të tejkalimit të autorizimeve zyrtare , përgjegjësia do të mbetej e paadresuar “, thuhet në një njoftim të KDMLNJ-së.

Gjithashtu, KMDLNj prezantoi para ministrit disa rekomandime në lidhje me Ligjin për pensionimin e parakohshëm për Policinë e Kosovës duke theksuar se pensionimi i parakohshëm nuk duhet të bëhet pa marrëveshje dhe në dëm të policëve , në të kundërtën do të konsiderohej si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, për sigurinë e përgjithshme, për punën e Policisë së Kosovës dhe për Inspektoratin Policor.

Po ashtu, KMDLNj kërkoi nga Hyseni, pasi që Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një kusht për të plotësuar sa i përket anëtarësimit për Karton të Gjelbër (me aplikim përmes palës së tretë) të gjendet një zgjidhje për zvogëlimin e numrit të automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara, e që është kusht i Këshillit të Byrove që numri i automjeteve të paregjistruara duhet të jetë 3%.

Ministri vlerësoi se raportet e KMDLNj –së janë mjaft objektive dhe se është duke u angazhuar për të përmbushur rekomandimet që kanë prezantuar KMDLNj, qoftë përmes raporteve, reagimeve publike apo edhe nëpërmjet takimeve e tryezave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje