Drejtuesit i Bejing Gouan ndodhen në Itali për të negociuar me Romën për mesfushorin belg, Radja Nainggolan.
Klubi kinez është gati të nënshkruajë me Cedirc Bakambu nga Villarreali, por prapëseprapë klubi do ta ketë edhe hapësirë në skuadër për edhe një tjetër lojtar të huaj, raportojnë mediat italiane, përcjell Express.
Sipas SportItalia, emisarët nga klubi i Superligës kineze ndodhen në Itali për të diskutuar rreth Nainggolanit, si dhe janë të gatshëm t’ia ofrojnë Romës plot 50 milionë euro për të.
Siç qëndrojnë gjërat, klubi nga kryeqyteti i Italisë është duke i shqyrtuar opsionet, pasi ende s’e dinë nëse Edin Dzeko do të largohet në drejtim të Chelseat.
Nëse boshnjaku dhe Emerson Palmieri largohen në drejtim të Premierligës, atëherë Nainggolan do të mbahet në skuadër, por do të shitet nëse dështon marrëveshja për dyshen e lartpërmendur. /Express/

















