Frank Lampard nuk do të vazhdojë të jetë më trajner i Chelsea.
Sipas GOAL, klubi ka vendosur që ta shkarkojë atë pas formës së dobët në Premier League.
As fitorja kundër Luton Town në FA Cup nuk do t’i mjaftojë ish-sulmuesit të klubit londinez që të mbetet edhe më tej trajner.
Si zëvendësim i tij përmendet ish-trajneri i PSG-së Thomas Tuchel.
Chelsea ka regjistruar pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit në Premier League.
Lampard ishte emëruar trajner 18 muaj më parë. Në markaton e verës 2020 u besua se klubi ka bërë blerje premtuese./ins/