Klubet evropiane alarmohen, agjenti i Lewandowskit: Klienti im kërkon një eksperiencë të re

E publikuar: 30/05/2018 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshimi i ambientit për Robert Lewandowskin duket se është më afër se kurrë.

Polaku kërkon të ndryshojë skuadrën pas një qëndrimi tetëvjeçar në ligën elitare gjermane të Bundesligës.

Agjenti i polakut, Pini Zahavi ka pohuar për mediat se sulmuesi i Bayern Munichut dëshiron një eksperiencë të re.

Robert Lewandowski (Getty Images)

“Robert mendon se ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierë dhe zyrtarët e Bayernit e dinë këtë”, tha Zahavi në Sport Bild.

“Gjithkush në Bordin e Bayernit kishte një karrierë të madhe, ata duhet të kuptojnë situatën e tyre”.

“Motivet e Robertit nuk janë paraja ose një ekip specifik, sepse pothuajse të gjitha klubet e elitës do të donin të kishin lojtarin më të mirë në botë”, tha Zahavi, i cili nuk pranoi të jepte detaje rreth klubit të ri të polakut.

Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea janë ndër skuadrat që janë duke kërkuar shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/