Klopp thotë se Keita nuk pësoi lëndim serioz

E publikuar: 22/12/2018 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

Klopp lëvdoi ekipin për paraqitjen dhe po ashtu e lëvdoi ekipin për mos pranim të golit.

Por, në pyetjen se nëse Naby Keita pësoi lëndim serioz, Klopp u shpreh optimist.

“Gjendja e tij duhet të jetë e mirë”, theksoi Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Keita u largua pak para minutës së 60-të pasi pësoi një goditje.

Liverpooli triumfoi me rezultat 2-0 falë golave të Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.

Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minut në këtë takim. /Telegrafi/