Klopp paralajmëron Guardiolan

E publikuar: 11/01/2016 09:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka paralajmëruar Pep Guardiolan se duhet t’i ketë 35 lojtarë për ta përballuar orarin e vështirë të ndeshjeve në Angli dhe se dallimet mes futbollit anglez dhe atij gjerman janë të mëdha.
Guardiola pritet ta drejtojë Manchester City’n sezonin e ardhshëm, pasi ka pohuar se do të largohet nga Baynern Munich.
“Numri i ndeshjeve është ndryshimi më i madh. Kur kam ardhur në Angli, nuk e kam ditur se janë dy xhiro në gjysmë-finalen e Capital One Cup”.
“Duhet përgatitur për rrugë të gjatë këtu”.
“Pep ka eksperiencë. Sigurisht se do t’i blejë edhe disa lojtarë, do të ketë skuadër të mirë, do t’i duhen 35 lojtarë”, ka deklaruar Klopp.
Menaxheri i Liverpool ka 12 lojtarë jashtë fushës për shkak të lëndimeve dhe atij i mungon pushimi i dimrit që kishte në Gjermani – periudhë në të cilën ata rikuperoheshin, gjë që në Angli nuk ekziston. Kjo është një tjetër gjë që Guardiolas do t’i duhet ta mësojë.
“Kam pasur situata të tilla me lëndimet edhe më parë. Por, gjatë pushimit të dimrit ata rikuperoheshin dhe ktheheshin. Këtu, s’ka ashtu. Prandaj, ky është edhe një tjetër ndryshim me Gjermaninë”.