Bayerni i Munichut e pret Borussia Dortmundin të martën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë dhe para ndeshjes, klubi bavarez do t’i dhurojë një tufë me lule trajnerit Jurgen Klopp, i cili e ka deklaruar largimin nga Dortmundi në fund të këtij edicioni.
Mirëpo, një gjest i tillë duket që nuk i ka bërë shumë përshtypje Kloppit, i cili përtej vlerësimit të luleve, premton që djemtë e tij do të luftojnë për fitore.
“Lulet do të jenë një gjest i bukur nga ta, mirëpo ne do të përgjigjemi me luftë. Ne e duam trofeun e Kupës dhe nuk do të frikësohemi”, deklaroi Klopp.
Bayern-Dortmund zhvillohet të mërkurën dhe fillon në ora 20:30.