Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka shfaqur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Jese Rodriguez.
Sipas Daily Express, tekniku gjerman i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të punojnë për të sjell sulmuesin spanjoll gjatë verës në Anfield.
Jese dëshiron largimin pasi nuk është i kënaqur me minutat në Santiago Bernabeu dhe kjo i ka tërhequr klubet e mëdha.
Çmimi i vënë nga Los Blancos për 22-vjeçarin është rreth 23 milionë funte.
Për atë kanë shfaqur interesim edhe Interi e Arsenali, por trajneri Zinedine Zidane nuk kishte pranuar ta largojë atë, pasi në rast të lëndimit nuk do të kishte shumë mundësi zgjedhje në sulm.