Jurgen Klinsmann, trajneri gjerman, është kandidat për ta marrë drejtimin e Swansea Cityt
Swansea City është në kërkim të një trajneri të ri, pasi skuadra nuk po korr suksese nën drejtimin e italianit, Francesco Guidolin.
Jurgen Klinsmann, trajneri gjerman, është kandidat për ta marrë drejtimin e ekipit nga Premierliga, shkruan Daily Star, përcjell Express.
Klinsmann aktualisht është selektori i Amerikës, derisa më herët ka drejtuar Gjermanisnë dhe Bayern Munichun.
Kurse, kandidat për ta marrë drejtimin e Swansea Cityt janë edhe Ryan Giggs dhe Bob Bradley. /Express/