Policia e Kosovës ka raportuar për tre të arrestuar, në Klinë, si të dyshuar për veprat penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’.
Policia në Pejë gjatë implementimit të planit operativ “Kontrollimi i lokaleve”, njësia e hetimeve në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, me 19.4.2015 në fshatin Volljak/Klinë kanë kontrolluar një lokal.
Aty janë gjetur dhe konfiskuar një sasi dyshuar e marihuanës, një shkop i bejsbollit, një shufër metalike dhe një thikë me këllëf.
“Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar shtetasit: B. B. (1993), A. B. (1984) dhe M.B. (1982)”, shkruan në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit që të tre të dyshuarit e lartcekur lirohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/