Kryetar në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ZPS po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët.
Klinaku thotë se ZPS i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.
Duke marrë parasysh këto fakte, OVL e UÇK-së thotë se Gjykata Speciale po tregohet se është “sui-generis”.
Reagimi i plotë:
Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes.
Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues.
Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10159742489832720&set=a.10150827493857720

















