Klinaku: Organizatat e dala nga lufta e mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale

E publikuar: 20/12/2022 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka bërë publik qëndrimin në favor të protestës kundër Gjykatës Speciale, që është ftuar nga Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt.

Në një postim në Facebook, Klinaku ka theksuar se organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e mbështesin protestën që do të mbahet më 24 dhjetor në Prishtinë.

Në postimin e tij, ai u ka bërë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të bashkohen në protestën kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Organizata e dala nga lufta e UÇK-së, mbështesin protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.

Me këtë rast, ju bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, 24 dhjetor 2022, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.” – shkroi ai.